Përparim Rama për kolonat: Ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë!

Testimi i tretë i unazës qendrore të Prishtinës në një qarkore njëkahëshe për automjetet, sot krijoi tollovinë më të madhe në trafik. Qytetarët pritën në radhë të gjata dhe e vlerësuan testimin si një kaos duke akuzuar Komunën e Prishtinës për mos informim të plotë e të drejtë për, siç thanë, eksperimentin.
Por, zyrtarët komunalë thonë se po provojnë të gjejnë një zgjidhje afatgjate për trafikun dhe njëkohësisht edhe për lirimin e hapësirave për këmbësorë./21Media

Back to top button