Osmani: Ngjarjet në Ukrainë rikthejnë kujtimet e luftës në Kosovë
Në Prishtinë u mbajte protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus. Qytetarë të shumtë që iu bashkuan kësaj proteste thanë se agresioni rus mbi Ukrainën rikthen kujtimet e luftës që përjetoi populli i Kosovës 24 vjet më parë. Protestës iu bashkua edhe Presidentja Vjosa Osmani. /21Media