Osmani ngushëllon Afganistanin për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti i rëndë në Afganistan.
Osmani tutje u ka uruar edhe shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve atje, transmeton klankosova.tv.
”Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues në Afganistan, një tragjedi që ka marrë mijëra jetë. U urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Afganistanit”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale./21Media