Lista Serbe i reagon Sveçlës: Po shpik histori

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka dhënë disa detaje për sulmin terrorist të Serbisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se ishte i përfshirë edhe Milorad Jetviq, për të cilin tha se është bashkëpunëtor i afërt i djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se “Sveçla ka shpikur një histori”.

Tutje, në reagim thuhet se “Kurti është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandar Vuçiq”.

“Është e pabesueshme se sa shumë Albin Kurti, përveç karakterit të tij anti-serb, është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandër Vuçiq, ndaj nuk i mungon një muaj që të mos shpikë ndonjë gënjeshtër dhe të akuzojë apo ofendojë edhe fëmijët e Vuçiqit”, thuhet në reagim.

Lista Serbe gjithashtu ka shturar se “Këto të pavërteta brutale konfirmojnë edhe një herë se sa gënjeshtra bëjnë përfaqësuesit e regjimit antiserb të Kurtit, duke u përpjekur të justifikojnë lëvizjet e tyre diktatoriale dhe fashiste, të cilat populli serb ka dy vjet që janë dënuar dhe dëbuar nga Kosova”.

Back to top button