Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.

Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.

”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmet i fuqishëm në Japoni ka shkuar në 48./21Media

Back to top button