Osmani pas takimit me Escobar: Çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se gjatë takimit ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka thënë Osmani përmes një postimi në “Facebook”.
Ndryshe, Escobar pasi ka përfunduar takimin me Osmanin, nuk ka dhënë prononcim për mediat.
Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor gjatë mbrëmjes do të takojë edhe liderët e partive opozitare në Kosovë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?