Teleskopi hapësinor zbuloi pamje ‘të pabesueshme’ të Jupiterit

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë ka zbuluar pamje të paprecedentë të Jupiterit.
Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) bëri fotografi të planetit më të madh të sistemit diellor në korrik.
Pamjet e marra nga ky teleskop i shfaqin aurorat, stuhitë gjigante, hënat dhe unazat që e rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si “të pabesueshme”.
Imazhet infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht për t’i bërë veçoritë të dalloheshin.
Kjo është për shkak se drita infra të kuqe është e padukshme për syrin e njeriut, raporton BBC
“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin si tani. Është e gjitha e pabesueshme,” tha astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, i cili luajti një rol kyç në projekt.
Teleskopi Hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh është një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia hapësinore amerikane NASA, me partnerët e saj nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës.
Nga NASA thonë se në pamjen e pavarur të Jupiterit, të krijuar nga një përbërje e disa imazheve nga teleskopi, aurorat shtriheshin në lartësi të mëdha mbi polin verior dhe jugor të Jupiterit. Aurorat janë shfaqje drite në qiell të shkaktuara nga Dielli.
James Webb u lansua në dhjetor të vitit 2021 dhe aktualisht është i pozicionuar rreth një 1.6 milionë km nga Toka./21Media

Back to top button