Osmani pas takimit me Lajçakun: Procesi i dialogut duhet të rishikohet

 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot u shpreh ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri të dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, Osmani tha se dialogu duhet të rishikuar me parimet që nuk cenojnë integritetit territorial dhe po ashtu Kushtetutën e vendit.

“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe atij që drejtor se për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta në një proces që bie njohjen reciproke me kufijtë aktual dhe në respektim të Kushtetutës. Po ashtu, institucioneve të reja duhet t’iu bartet të gjitha informatat dhe ato marrëveshje që janë arritur të shikohet deri ku kanë arritur në zbatimin e tyre, por nga vlerësimi i deritanishëm del se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet”, tha Osmani.

Dje, i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes. Lajçak tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të.  Ndërsa, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Kreu i Vetëvendosjes tutje nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu.

Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

Back to top button