Osmani pas takimit me Lajçakun: S’do të lejojmë që integriteti territorial të jetë pjesë e dialogut

 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se patën patën një diskutim shumë përmbajtësor me Lajçakun.

Osmani u shpreh se e bëri të qartë në emër të institucioneve të Kosovës, në emër të presidencës, që për Kosovën procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojnë interesat e veta të qytëtarëve të Kosovës në një proces qe duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë e Kosovës dhe kushtetutën aktuale të Kosovës.

“Është me rëndësi se kur të zgjedhet qeveria e presidenti, të gjitha informatat për këtë proces ti drejtohen instituxuoneve të reja në mënyrë që marrëvehsjet qe janë arritur të shikojmë se ku kemi arritur me zbatimin e tyre.”, u shpreh Osmani, shkruan rtv21.tv

U.d e presidentit deklaroi se nuk do të lejojnë që integriteti territorial i Kosovës të bëhet pjesë e dialogut.

“Sa përket qasjes tonë të re mendojmë se duhet të hapet një kapitull i ri, në radhë të parë duhet të respektojmë vijat e kuqe qe vendosen nga parlamenti, të cilat nuk lejojnë që të preken kufijtë e Kosovës, që integriteti territorial i jonë të bëhet pjesë e dialogut dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të diskutohet, sepse Kosova e ka përmbyllyr statusin e saj me 2008 një herë e përgjithmonë, nuk kemi cfarë të negociojmë. Duhet të jemi një zë me opozitën për proceisn e dialogut.”, tha tutje ajo.

Osmani shtoi se pret që dialogu Kosovë-Serbi të jetë i barabartë për dy vendet.

“Do të punojmë afër me opozitën shoqërinë civile, qytetarët e mediat”. Kërkesa jonë për derejtësi për qytetarët tanë do ta themi gjithmone në Bruksel? Sepse atëherë kur ka drejtësi mund të ketë paqe të qëndrueshmë në gjithë rajonin tonë. Presim që dialogu të jetë i barabartë për dy vendet, presim rol të përbashkët të BE dhe SHBA-së”.”, u shpreh tutje Osmani, shkruan rtv21.tv

Dje, i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua me liderin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes. Lajçak tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të. Ndërsa, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Kreu i Vetëvendosjes tutje nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu.

Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

Back to top button