Osmani për Ibrahim Rugovën: Frymëzim për brezat për të ecur në rrugën e lirisë dhe demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova.

Osmani përmes një postimi në Facebook,  ka shkruar se presidenti Rugova me urtësinë dhe me shpirtin e një patrioti, ka qenë frymëzim për brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur – Dr. Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80 vjetorin e lindjes.
Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësi, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë! Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook. /21Media   

 

Back to top button