Osmani për mungesën e Kurtit: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

(Lajm i përditësuar)

Osmani për mungesën e Kurtit: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka sugjeruar gazetarëve të shkojnë ta pyesin vetë kryeministrin Albin Kurtin për mungesën në takim.

“Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani.


Përfundon takimi i Osmanit me liderët partiakë

Ka përfunduar takimi i Presidentes Vjosa Osmani të me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër.

Në takim nuk pati asnjë përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.


Fillon takimi i Osmanit me përfaqësuesit e partive politike, mungon VV-ja

Ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike.

Ky takim  po mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë takim të pranishëm nuk ishin asnjë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu në takim po mungon Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e gjtihashtu edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për të cilin dje u raportua se do jetë pjesë e këtij takimi./21Media

Back to top button