Osmani për RTV21: Themelimi i Asociacionit nuk është standard i Këshillit të Evropës

Presidentja Vjosa Osmani tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është standard i Këshillit të Evropës. Sipas presidentes, Kosova duhet t’i menaxhojë pritjet për këtë çështje sepse, siç tha, shtetet anëtare nuk mund të flasin njësoj.

‘’Keni të drejtë se ka pasur trysni të vazhdueshme se Asociacioni të futet si parakusht para votimit në Asamble Parlamentare të Këshillit të Evropës. Jemi shumë të  lumtur se një gjë e tillë nuk është pranuar nga shumica dërrmuese. Siç e pash dje disa amendamente të propozuara nga disa deputet nga Serbia dhe vende të tjera u refuzuan masovikisht. Edhe raporti i juristëve eminent që është dokument i cili dorëzohet raportueses, Dora Bakoyannis, dëshmon se themelimi i Asociacionit nuk është standard i Këshillit të Evropës, ashtu edhe citohet në këtë raport. Megjithatë, raporti identifikon si cështje që ka të bëjë me të drejtat e pakicave dhe si kusht pas anëtarësimit. Por, kjo nuk do të thotë se shtetet anëtare do të flasin njësojë”, tha presidentja për RTV21./21Media

Back to top button