Vrau gruan më sëpatë , dënohet me 35 vjet burg

Izet Godeni i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me sëpatë është e dënuar me 35 vite burgim.

“I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00 në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij – bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur në shtratin e saj, i akuzuari me sëpatë si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimin e jetës, e kishte goditur tani të ndjerën disa herë në pjesën e majtë të kokës,  duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë”, thuhet në aktgjykim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vite burgim Godenin për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.

Por, Apeli më 26 shtator 2023 e kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Apelit, pranimi i fajësisë nga i akuzuari Godeni është bërë jashtë normave ligjore dhe se nuk është mbështetur në të gjitha faktet dhe çështjet që përmban aktakuza.

Presidentja së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e sotme, 17 prill të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Të martën, një grua është vrarë në Pejë, derisa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është prangosur nga policia.

Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda katër ditëve në Kosovë. Më 12 prill, një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Back to top button