Osmani për Rugovën e Demaçin: Liria e Kosovës për ata ishte më me rëndësi se liria individuale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi në 23 vjetorin e Ditës së Çlirimit.
“Më 12 qershor të vitit 1999, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova, Pas krimeve te llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, dhe në Kosovë hyn forcat e NATO-s dhe UÇK, si dhe u rikthyen civilët që ishin detyruar të largoheshin për shkak të dëbimit masiv dhe spastrimit etnik ndaj Kosovës. Shprehim falënderimin tonë dhe përkushtimin tonë para kontributit të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ne ta gëzojmë lirinë. Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie, të cilat edhe sot e kësaj ditë i shërbejnë Republikës së Kosovës për të ecur përpara”, ka thënë Osmani.
“Siç e thash pak më parë kur e nderuam presidentin Rugova për lirinë e Kosovës për paqën që sot e gëzojmë, janë sakrifikuar mijëra e mijëra burra e gra të Republikës sonë, siç e dini 3 mijë dëshmorë kanë rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civilë janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetarë të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Mirëpo veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, prandaj edhe jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij dhe shembullin që ia dha Kosovës duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale.”, u shpreh Osmani për Demaçin./21Media
 

Back to top button