Osmani: Për ta mbrojtur të vërtetën ne duhet ta shkruajmë atë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se historia e vendit duhet të mbrohet në çdo vend e kohë dhe për ta mbrojtur duhet të shkruhet.

Ajo këto deklarata i bëri në promovimin e librit “Kur heshtja flet” i ish-diplomatit , Ahmet Shala, që i kushtohet gjykimit në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Liria ishte më e shtrenjtë sesa vetë jeta. Këtë histori e të vërtetë ne duhet ta mbrojmë me krenari në çdo kohë e vend, kudo në botë, sepse UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën ne duhet ta shkruajmë atë. Historia nuk flet domosdo gjithmonë me zë të lartë. Ai na sjellë përballë të vërtetën e Hagës, takimet me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe vizitat duke kthyer heshtjen në zë të fuqishëm. Ky libër trajton jo vetëm rrëfimin personal të Shalës, por edhe gjykimin e padrejtë që po bëhet ndaj vetë proceseve tona jetike. Në libër përshkruhen pasojat e luftës nga masakra të shumta, plagë që koha nuk i shëron”, tha presidentja Osmani.

Back to top button