Osmani për takimin me Fajon: Mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë në rrugën euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që pati sot me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.
Në takim, Osmani me kryediplomaten sllovene diskutoi për bashkëpunimin Kosovë-Slloveni dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Tutje, Osmani ka thënë se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Diskutim i shkelqyeshëm me MJ @tfajon për bashkëpunimin e fuqishëm Kosovë-Slloveni dhe zhvillimet e fundit në rajon. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e paqes në rajon”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Back to top button