Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”, kështu tha sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.

“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës.

Back to top button