Osmani: Populli i Kosovës ka jetuar një periudhë të mohimit të të drejtave, jemi të vendosur t’i respektojmë ato

Para 73 vjetësh, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i mbështes të drejtat e qytetarëve, pasi populli i Kosovës ka jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut.
“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universale”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button