Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Çekisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke, Bohumil Mazznek, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazznek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të Presidentit Çek, Petr Pavel për ngritjen e raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve.

Sipas komunikatës së presidencës, në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

E para e vendit e falënderoi për kontributin e dhënë nga Republika Çeke lidhur me liberalizimin e vizave si dhe e njoftoi nga afër ambasadorin lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të kryer në Kosovë nga ana e Serbisë.

Back to top button