Osmani pret çertifikimin e rezultateve sa më shpejtë

 

U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret që certifikimi zgjedhjeve të bëhet sa më shpejt dhe të respektohen të gjitha procedurat.

“Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë.”, ka theksuar Osmani.

Ajo këto deklarata i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it si dhe atë të Bashkimit Evropian.

Osmani ka thënë se në të gjitha këto takime është vlerësuar lartë procesi zgjedhor i 14 shkurtit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë.”, ka shkruar Osmani.

Në anën tjetër zëdhënësi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur sot se rezlutati përfundimtar i zgjedhjeve mund të shpallet në fillim të javës së ardshme./21Media

Back to top button