Osmani pret me ceremoni shtetërore homologen hungareze

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
Osmani ka pritur me nderime të larta shtetërore homologen hungareze.
Pas takimit dypalësh, Osmani bashkë me homologen e saj do të mbajnë konferencë për medie.
Kjo është vizita e parë e presidentes hungareze në Kosovë.
Ndryshe, Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona./21Media

Back to top button