Kurti, Murati dhe Nagavci në konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë konferencë për media.
Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet te Ndërtesa e Qeverisë në ora 11:00.
Konferenca është ftuar pas takimit që ka filuar nga ora 08:00 i Kurtit me përfaqësues të Këshillit Grevist, në krye me Rrahman Jasharajn./21Media

Back to top button