Osmani takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani sot ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Anglili, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe raportet Kosovë-Turqi.

Osmani ka thënë se Turqia do të mbetet gjithmonë partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, duke potencuar rrugëtimin euroatlantik, dhe domosdoshmërinë e antarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjes ndërkombëtare të saj.

Tutje Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit e bashkëpunimit ekonomik, si dhe atë në politikën e jashtme me Turqinë.

Osmani dhe ambasadori Angılı diskutuan edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera të interesit të ndërsjellë, me këtë rast ajo kërkoi mbështetjen e vazhduar të Turqisë./21Media

 

Back to top button