Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani pret në zyre Majlinda Kelmendin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në Presidencë kampionen e parë Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendin.

Osmani tha se Kelmendi na bën krenarë në arenën botërore dhe vazhdon t’i frymëzojë çdo ditë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por miliona sportistë në botë.

“Sot në Presidencë me kampionen e parë olimpike të Kosovës dhe kampionen e përhershme të zemrave tona, Majlinda Kelmendi”.

“Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë”, shkroi Osmani.

E para e shtetit tha se Kelmendi është një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq, e cila e ngriti flamurin e Kosovës në piedestalin më të lartë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button