Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani pret një delegacion të stafit të kongresit amerikan, flasin për zhvillimet e fundit e marrëdhëniet me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidenca përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj “për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane nga Kongresi Amerikan, duke theksuar rolin jetik të dy dhomave të Kongresit për paqen, sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.

Osmani në këtë takim ka theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button