Osmani priti në takim ambasadorin italian Antonello De Riu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas komunikatës së dërguar për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend.

”Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin, si dhe profesionalizmin e dëshmuar të trupave italiane të KFOR-it në ballafaqim me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në veri të vendit dhe u dëshiroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar. Me këtë rast, Presidentja Osmani potencoi se ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët duhet të jetë përgjigja e vetme dhe se këto sulme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidencës.

Osmani theksoi se qytetarët në veri po dëmtohen më së shumti nga kjo situatë, andaj kërkoi për bashkëpunim më intensiv në drejtim të garantimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët dhe për lirinë e shprehjes./21Media

Back to top button