​Britanikët kujtojnë Ditën e Çlirimit, theksojnë zhvillimin e partneritetit me Kosovën

Në Ditën e Çlirimit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka kujtuar zhvillimin e Kosovës dhe partneritetit në mes të dy vendeve përgjatë më shumë se dy dekadave.

Në një postim në rrjetet sociale Ambasada ka shkruar se kjo ditë është emocionuese për shumë nga ushtarët britanikë të cilët u pritën në Kosovë 24 vjet më parë.

“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë. Është gjithashtu një moment për të reflektuar se sa larg është zhvilluar Kosova dhe partneriteti ynë me ju gjatë 24 viteve që atëherë”, ka shkruar Ambasada.

Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999./21Media

Back to top button