Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger. Gjatë këtij takimi, Osmani ka theksuar vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Kosovës.

Sipas komunikatës së Presidencës, Osmani ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Ajo ka thënë se mbështetja e Austrisë ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë së Kosovës, si dhe të ardhmes euroatlantike.

Në këtë takim, Osmani ka falënderuar ambasadorin Weidinger për përpjekjet e tij të vazhduara për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë.

Back to top button