​Interi futet në garë për Mbappen

“Sky Sports” pretendon se Interi është një nga pesë klubet seriozisht të interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappes, të cilin Paris Saint-Germain dëshiron ta largojë menjëherë.

Ylli 24-vjeçar francez tashmë e ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1, duke synuar të largohet nga klubi si transferim i lirë vitin e ardhshëm.

PSG nuk ka ndërmend të lërë Mbappe të largohet me kosto zero dhe e ka hequr atë të gjejë klub të ri. Skuadra saudite Al-Hilal thuhet se ka propozuar një ofertë prej 300 milionë euro për 24-vjeçarin, por ende nuk kanë qenë në kontakt me agjentët e tij.

Siç raportohet nga Sky Sports , PSG është e hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat për Mbappe këtë verë dhe Interi është një nga të paktën pesë klubet seriozisht të interesuara për nënshkrimin e tij, së bashku me Barcelonën, Tottenhamin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.

Back to top button