Osmani priti në takim Xhaçkën, tregon se çka diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila po qëndron në Kosovë.
Osmani tha se në takim me Xhaçkën u diskutua për rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
”Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtësor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media
Back to top button