Neymar do të mungojë në ndeshjet e ardhshme

Neymar nuk do të jetë në fushë në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në Kupën e Botës në Katar, pasi pësoi dëmtim të ligamentit në kyçin e tij të djathtë të këmbës, këtë e konfirmon mjeku i ekipit kombëtar.
Sulmuesi 30-vjeçar Neymar  u zëvendësua në minutën e 80-të të fitores 2-0 të së enjtes ndaj Serbisë pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Nikola Milenkovic.
Mbrojtësi i djathtë Danilo gjithashtu do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës.
Brazili përballet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të Grupit G të hënën me fillim nga ora 17:00, përpara se të luajë me Kamerun të premten e ardhshme në ndeshjen e fundit në grupe.

Back to top button