Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë sa i lartë është çmimi për lirinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrojnë krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë.
Në dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, në një postim në “X”, Osmani ka shkruar se liria do të mbizotërojë përsëri.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar presidentja.
We #StandWithUkraine because we know what it’s like to pay the highest price for freedom.
We know the pain of losing innocent children; of wartime sexual violence; of massive graves with remains of our loved ones.
But freedom prevailed
And it’ll prevail again!
Slava Ukraini! https://t.co/NYsNeFu5u4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2024