Osmani: Rruga deri në pavarësi nuk ishte e lehtë

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë solemne për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë.
Presidentja e Kosovës gjatë fjalës së saj tha se Pavarësia  e Kosovës hapi kapitull të ri jo vetëm “për ne, por edhe për globin”.
Sipas Osmani, rruga deri te ky akt nuk ishte e lehtë.
Osmani tutje  ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë, ndërsa ka përmendur edhe aleatët e Kosovës që ndihmuan për lirinë e vendit edhe në vitin 1999, por që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe sot./21Media

Back to top button