Mustafa për Rugovën: Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh ish- kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Rugova për vdekjen e Haki Rugovës.
Mustafa e ka përshkruar Rugovën si njeri të urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët, por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij.
“Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të fjalës. Jam krenar që pata rastin të punoj me të”, ka shkuara Mustafa në Facebook.
Haki Rugova i ishte bashkuar LDK-së, në vitin 1989 kur është themeluar. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte nënkryetar i komunës së Istogut. Në vitin 2010 ai ishte bërë kryetar i Istogut, ku kishte qeverisur për 3 mandate rresht./21Media

Back to top button