Osmani: SHBA-ja e rikonformon, dialogu duhet të përqendrohet te njohja e ndërsjellë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencë për media në Prishtinë pas vizitës në SHBA, ka thënë se administrata amerikane ka rikonfirmuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë i përqendruar te njohja e ndërsjellë.
“U rikonformua nga administrata amerikane që procesi të përqendrohet në njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ne kemi shprehur qëndrimet tona e kemi informuar në detaje Sekretarin ku qëndrojmë në disa prej marrëveshjeve, si ajo për energjinë, në diskutime tjera”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken është biseduar për rritjen e njohjeve të Kosovës si dhe për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s./21Media

Back to top button