Osmani: Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
Osmni tutje ka treguar se me Fajon kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Sot, bashkë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Osmani.
Fajon dhe Osmani diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.
Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës. Në këtë drejtim, Osmani ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.
Fajon mbrëmë ka arritur në Kosovës, ajo gjatë ditës do takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfucën./21Media 

Back to top button