Osmani solidarizohet me të prekurit nga zjarret në Los Angeles

Presidentja Vjosa Osmani është solidarizuar me të prekurit nga zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angelesin.

Në një postim në “X” të shtunën, Osmani ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë që kanë shpëtuar jetët e njerëzve në SHBA.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne bashkëndjejmë me ju. Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.

Back to top button