Osmani takohet me Alice Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një shkrimi në “X”, përcjell Klankosova.tv.
“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit energjetik në vendin tonë, padyshim që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe inovative”, ka shkruar Osmani./21Media