Borrell: Do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se në New York sonte do të mbajnë një takim joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Borrell ka thënë se ndër të tjera ministrat do t’i informojë edhe për atë çfarë ndodhi më 14 shtator në Bruksel në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Do të njoftojë ministrat për takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, mes Kosovës dhe Serbisë, të shpjegojë se çfarë ndodhi dhe të shikojmë për zhvillimet e ardhshme në dialog”, ka thënë Borrell.

Më 14 shtator në Bruksel nuk ishte arritur një dakordim në lidhje me sekuencimin e marrëveshjes së Brukselit. Borrell kishte thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e kishta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi këtë.

Back to top button