Osmani takohet me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
Osmani tutje e ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.
Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e  mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, Presidentja Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës./21Media

Back to top button