Si shkoi nata e parë e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës?

Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH nisi mbrëmë.
Ky festival shënon edicionin e 60-të, ku fituesi i garës, përfaqëson Shqipërinë në kontekstin muzikor “Eurovision”.
Emra të njohur të estradës janë bërë pjesë e garës këtë edicion, përfshirë Ronela Hajati, Alban Ramosaj, Denus Skura, Eldis Arrnjeti, Eci Reçi, Endri&Stefi, Ester Zahiri, Gjergj Kacinari, Janex e të tjerë.
Interpretuesit e natës së mbrëmshme ishin: Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj.
Sonte, me fillim nga ora 21:00, nis nata e dytë e këtij Festivali.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

Back to top button