Zemaj ironizon me Kurtin dhe Rizvanollin: Kryeministër ti je ylli që ndriçon botën e lëre më Kosovën

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka ironizuar me takimin që është zhvilluar në mes të kryeministrit, Albin Kurti me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Komitetin për shpalljen e gjendjes emergjente për furnizim me energji.
Zemaj tutje ka thënë se në këtë takim ministrja Rizvanolli së bashku me anëtarët e Komitetit që janë mbi 75 vjeç iu drejtuan Kurtit duke i thënë se “nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën e lëre më Kosovën”.
”I keni parë dritat ndez në Qeveri kryeministri Kurti ulur në njërën anë, komiteti e ministrja ulur në anën tjetër, nja 10 minuta qetësi duke e shikuar njëri-tjetrin në sy prit kur po fillojnë me i dhënë propozimet, prit, urdhëroni, kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundshme me pas krizë energjetike në Kosovë duke të pasur ty kryeministër? Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj, ‘ishim të paralajmëruar me kohë edhe vendet fqinje morën masa emergjente’. Ministrja me komitetin në stilin militantët edhe ata që i ka emëruar mbi moshën 75 vjeçare të pakënaqur me përgjigjen po i drejtohen: ‘kryeministër nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën e lëre më Kosovën’. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vetë drita e vendit tonë… Kriza nuk fillon sa hap e mbyll sytë, Qeveria e ka ditur që po shkojmë drejt një krize energjetike, dhe çfarë keni bërë, edhe sot deklaruat asgjë, çka dhe si keni reaguar hiq faqe”, ka thënë Zemaj.

Back to top button