Osmani takohet me Bidenin në funeralin e Mbretëreshës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II u takua edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.
E para e Republikës së Kosovës përmes një postimi në “Facebook”tha Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë.
“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Kosovës sot gjatë ditës është takuar edhe me Mbretin Charles III dhe kryeministren e Britanisë, Lizz Truss./21Media