Kaloni te përmbajtja kryesore

Deontay Wilder injoroi ofertën për t’u përballur me Joshua

Boksieri amerikan, Deontay Wilder nuk ka dalë në ring që prej disfatës së pësuar ndaj Tyson Fury. Gjatë kësaj kohe, ‘Bomberi i Bronztë’ pati një ofertë të përballej me AJ.
Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Eddie Hearn i kishte bërë ofertë amerikanit për një duel me Anthony Joshua, por s’kishte marrë kurrë një përgjigje, përcjell lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet boksieri promotori i boksierit amerikan, Shelly Finkel, i cili tashmë është fokusuar në përballjen me Robert Helenius.
“Është thënë disa herë nga Eddie Hearn se e kam shmangur. Kjo është pjesërisht e vërtetë, ndoshta e gjitha e vërtetë. Ne kemi një duel me Robert Helenius. Eddie më dërgoi e-mail. Më pyeti a mund të flasim dhe tha se ka ofertë të madhe për Deontay”, ka thënë ai.
Anthony Joshua tashmë pritet të aranzhojë një duel me boksierin britanik, Tyson Fury./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button