Osmani takohet me Trumpin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot ( e shtunë) me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Takimi i tyre u zhvillua në kaudër të ceremonisë së rihapjes së katedrales “Notre-Dame”.
Lidhur me këtë takim Osmani ka njoftuar në Facebook.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’.”, ka shkruar ajo krahas fotos që ka publikuar me Trump.
Osmani është ftuar në mesin e liderëve botëror në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame”, pesë vjet pasi monumenti është shkatërruar nga zjarri./21Media