Osmani takoi kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, Mahmoud Bah

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.
Në takim me Bah, presidentja Osmani ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit, si dhe avancimin e sektorit të energjisë, si parakushte për zhvillimin ekonomik në vend. Presidentja shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në veçanti, Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancën ekonomike në vend.
Duke folur për nevojat e sektorit të energjisë, Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë./21Media

Back to top button