Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takoi Perestrellon: Anëtarësimi në NATO prioritet i politikës sonë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrello.

Osmani në një postim në rrjetet sociale ka thënë se e ka falënderuar për nominimin e tij për Çmimin per ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës.

“Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik. Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare.”, ka shkruar Osmanin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button