Osmani takon Mitsotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi, i dobishëm për rajonin

Në margjina të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Osmani gjatë takimit ka ri-konfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.
“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar ajo.