Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri i Shqipërisë, Rama tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Aplikimi i fashes 800KW/h për konsumatorët familjarë nuk do të hyjë në tetor.
“Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë,” tha Rama në një videomesazh që u transmetua rreth orës 11:05.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se ka tërhequr vendimin e Qeverisë së tij për rritjen e çmimit të energjisë nga 1 tetori për konsumatorët familjarë.
“Jam këtu për tju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë,” tha Rama në një videomesazh që u transmetua në rrjetet sociale.
Megjithatë, Rama bëri thirrje për kursim sa më të madh të energjisë, në mënryë që të mos ketë kufizime gjatë dimrit./21Media

Back to top button