Osmani thotë se ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesit e partive politike ka bërë të ditur se sot nuk u caktua një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme nacionale.
Osmani ka thënë se ka mbetur të bëhet edhe një analizë e datave që janë folur në këtë takim dhe se do të dalë me një datë që do ta bëjë publike në vijim.
Ajo ka thënë se partitë patën preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025./21Media